Pacolli: Marsi vjen për të na kujtuar se fëmijët e Prekazit munguan në shkollë, që fëmijëve të tjerë të mos u mungojë shkolla

Pacolli: Marsi vjen e na kujton se fëmijët e Prekazit munguan në shkollë, që fëmijët e tjerë të mos u mungojë shkolla

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli më bashkëpunëtorë ka bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Përmes një postimi ai i ka kujtuar të rënët në këtë vend dhe sakrificën e tyre sublime. “Fjalët janë dëshmi se brenda njeriut ka diçka më shumë se mishi dhe gjaku i tij. Asnjë gjallesë në Tokë, sado e shkathtë të jetë, nuk mund të jap fjalën, edhe pse nuk i mungon zëri. Fjala është vetëshpalosja e njeriut, mirëpo, kur fjalët janë më shumë se veprat bëhen të papëlqyeshme, kur janë të zhveshura nga veprat bëhen të vdekura dhe kur janë në kundërshtim me veprat bëhen të urryera. Fillimi i një lufte është fjala, mbarimi i saj është po fjala. Por, ç’ndodh kur rrehjet e një zemre të lirë përkthehen në fjalë? Çdo fjalë është një farë e mbjellur në dheun e amshueshëm të zemrës. Çdo farë, për t’u rritur shëndetshëm mbillet në stinën dhe tokën e duhur. Marsi vjen me stinën që i jep kuptim rrahjeve të zemrave tona. Marsi vjen për t’i përzënë dimrat nga zemrat tona. Marsi vjen për t’i bërë fjalët tona të gjalla. Marsi vjen për të na kujtuar se fëmijët e Prekazit munguan në shkollë, që fëmijëve të tjerë të mos u mungojë shkolla. Në mars ka folur Adem Jashari. Zëri i tij ka mbushur Tokën dhe Qiellin. Heshtja e bën të mundur dëgjimin e fjalëve. Po hesht, sepse nuk ka asgjë më të bukur se heshtja atëherë kur flet Ademi Jashari”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …