Pacolli: Politikat e gabuara e kanë sjellë Kosovën në krizë ekonomike

Pacolli: Politikat e gabuara e kanë sjellë Kosovën në krizë ekonomike

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në kuadër të vizitave nëpër komuna, gjatë të mërkurës e ka vizituar qytetin e Pejës, ku ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e bizneseve në këtë qytet, në kuadër të vizitave Pacolli ka qene i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Ai para ndërmarrësve pejanë, prezantoi programin zhvillimor të Aleancës Kosova e Re, program ky me të cilin Kosova do të shënojë rritje ekonomike mbi 8%, vende të reja të punës, si dhe krijim të një ambienti të sigurt për investime. “Nga politikat e gabuara qeveritare, Kosova sot ndodhet në krizë ekonomike, nuk kemi investime  kapitale, TVSH-ja është rritur, papunësia gjithashtu, ndërsa shihet çartë se në çdo sferë të jetës Kosova ka shënuar regres. Sipas programit tonë në vitin e dytë të qeverisjes së AKR-së, do të arrijmë rritje ekonomike e cila do të krijojë mundësi punësimi deri në 60 mijë vende të reja çdo vit. Ne kemi demonstruar që dimë të punojmë, por kemi edhe mundësi”, ka thënë Pacolli pos të tjerash.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …