Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka fajësuar pozitën dhe opozitën në vend, të cilat sipas tij, kanë qëllime të njëjta por mjete të ndryshme. Në një shkrim të afishuar në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se përçarja e brendhsme në vendin tonë po vjen nga njerëzit që paguhen nga paraja e qytetarit të Kosovës. “Ata të cilët kanë shumicën e votave dhe besimit, me të cilat do duhej të Qeverisnin dhe përpilonin ligje për të mirë të qytetarit, sot janë kthyer në mekanizëm të skajshëm makiavelist, duke mos zgjedhur mjetet dhe metodat për të arritur qëllimin e vet. Pozita dhe opozita pa shumë dallim në qëllim, por vetëm në mjetet që i kanë në dispozicion, po e dërgojnë vendin në një qorrsokak të panjohur tashmë edhe për ta në këtë periudhë të jetës së shtetit më të ri në Evropë”, ka thënë Pacolli. Tutje, kryetari i AKR-së ka thënë se nëse pozita, opozita dhe kryetarja e Republikës nuk e kanë idenë, vullnetin dhe forcën të gjejnë zgjidhje përbrenda rrugës institucionale, atëherë është koha që zgjidhjen dhe zgjedhjen e radhës ta bëj qytetari i Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Fshati turistik i Linit merr mbrojtje ligjore të veçantë
Fshati turistik i Linit, një nga destinacionet më të veçanta përgjatë bregut të Liqenit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
