Behxhet Pacolli thotë se është për të ardhur keq që si shtet kemi arritur në këtë gjendje ku polarizimi është në shkallë shqetësuese

Pacolli: Të mbështetet dekreti për gjendjen e jashtëzakonshme dhe të qëndrojmë të bashkuar në tejkalimin e koronavirusit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, e sheh shumë të nevojshme për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës, sikurse që ka ndodhur në shumicën e vendeve europiane, për të marrë masa më të rrepta për të mbrojtur publikun pas përhapjes së përshpejtuar të koronavirusit në Republikën e Kosovës. “Një masë e tillë do të mundësojë që institucionet e Republikës së Kosovës të kenë një menaxhim të përgjegjshëm dhe profesional të situatës dhe të sigurojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës. AKR u bën thirrje të gjitha partive politike parlamentare të mbështesin këtë dekret dhe të sigurojnë që vendi të qëndrojë i bashkuar në tejkalimin e pandemisë globale të koronavirusit. AKR gjithmonë do të luajë rolin e saj konstruktiv në Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …