Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë së gjëra të tilla ndodhin kur është një kryeministër i cili nuk ka përvojë

Shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, ka nxitur Lidhjen Demokratike të Kosovës që të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje dhe të nisin mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë. E situata e tillë e krijuar politike në kohën e pandemisë së coronavirusit, po shihet shqetësuese nga partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj deklaron se gjërat e tilla ndodhin kur është një kryeministër i cili nuk ka përvojë. Ndërsa sa i përket mocionit të mosbesimit të LDK-së, Lekaj pohoi se do të dalin me qëndrim të qartë pas vendimit të organeve të AAK-së. Ndryshe, pas paralajmërimit të LDK-së për nisjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, kryeministri Kurti ka thënë se është i interesuar ta vazhdojë bashkëpunimin me LDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …