Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku, nuk e kanë përkrahur mocionin e votëbesimit për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti

Mocionin e votëbesimit për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk e kanë përkrahur as Vjosa Osmani e as Lumir Abdixhiku, këta kanë votuar kundër prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje. LDK ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, pas vendimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti që të shkarkojë Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Mustafa ka thënë se arsye është edhe  është mos-heqja e tarifës 100 për qind ashtu siç kanë kërkuar SHBA-të, gjë e cila po rrezikon marrëdhëniet me aleatët. I kam dhënë arsyet tona që  në esencën e programit të LDK-së është miqësia e përhershme me SHBA-të dhe partneriteti me ta dhe nuk mund ta cenojmë integritetin tonë politik, me një vend që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë, ta shpallim pavarësinë e vendit tonë. Me 15 ka kapërcyer afati për heqjen e pjesshme të tarifës, me të cilën ne nuk ishim pajtuar, kam konsultuar bashkëpunëtorët e mi në LDK, dhe i kam shkruar zotëri Kurtit dhe i kam thënë që deri në fund të javës ta heq taksën 100 për qind. Deri më tani nuk kam marrë përgjigje”, është shprehur Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …