Pajtimi në PDK: Haliti përshëndet takimin Hamza – Lladrovci – Ahmeti

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka përshëndetur takimin e zhvilluar sot mes Bedri Hamzës, Ramiz Lladrovcit dhe Ali Ahmetit, të cilin e cilësoi si një hap të rëndësishëm për unitetin brenda partiak. Haliti tha se nga vetë Lladrovci ka marrë konfirmimin se ai nuk ka asnjë kërkesë apo kusht ndaj PDK-së, duke theksuar se ky qëndrim ndihmon në shmangien e përplasjeve të brendshme, sidomos në zonat me peshë politike si Drenasi dhe Skenderaj. “Është mirë që janë pajtu. Ramizi më tha personalisht që s’ka asnjë kërkesë tjetër, asnjë kusht për këtë çështje. Është shumë mirë për PDK’në që mos të ketë përplasje në Drenas ose mes figurave qendrore të Drenasit dhe Skenderajt. Unë e falënderoj Aliun që ka ardhur nga Kërçova për këtë punë, dhe angazhimin e Bedriut për t’i pajtuar”, deklaroi Haliti. Bedri Hamza publikoi një fotografi me Ramiz Lladrovcin dhe Ali Ahmetin, duke bërë të ditur rikthimin zyrtar të kryetarit të Drenasit në PDK – një zhvillim që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në konsolidimin e partisë para proceseve të ardhshme politike.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …