Pal Lekaj: Jemi të dëshpëruar me Limajn – Kuvendi të konstituohet, pastaj të shpërbëhet për zgjedhje të reja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka shprehur zhgënjimin e partisë së tij ndaj veprimeve politike të Fatmir Limajt, duke theksuar se AAK nuk ka asnjë obligim ndaj tij dhe nuk do ta mbështesë për postin e kryetarit të Kuvendit. Lekaj tha se Limaj ka devijuar nga marrëveshjet e koalicionit parazgjedhor duke ofruar bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gjë që sipas tij përbën shkelje të qëndrimeve të përbashkëta. “Ne kemi hyrë në koalicion parazgjedhor me një marrëveshje të qartë për një qeveri pa Albin Kurtin. Limaj, me veprimet e tij pas zgjedhjeve, e ka shpërfillur këtë marrëveshje duke i dhënë përparësi bashkëpunimit me LVV-në. Prandaj, AAK nuk i ka asnjë borxh dhe nuk e mbështet për kryetar të Kuvendit,” deklaroi Lekaj. Ai e akuzoi Limajn për “veprime të ngutshme politike” që, sipas tij, e kanë dëmtuar spektrin opozitar dhe i kanë dhënë hapësirë Kurtit për manovrim me numrat në Kuvend.  “E vetmja zgjidhje është kthimi te qytetari përmes zgjedhjeve. Kuvendi mund të konstituohet, të zhbllokohet situata formalisht, dhe pastaj të shpërbëhet për të caktuar një datë të re zgjedhjesh,” u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i 28-të radhazi në Kuvend: VV mbetet e palëkundur për votim të fshehtë, procesi drejt Kushtetueses

Përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke thelluar bllokadën …