Pal Lekaj: Për Albin Kurtin, UÇK është baraz me arkivat e ushtrisë dhe policisë vrastare dhe kriminale serbe

Pal Lekaj: Për Albin Kurtin, UÇK është baraz me arkivat e ushtrisë dhe policisë vrastare dhe kriminale serbe

Ish-mjeku i UÇK-së, tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratave të zv.kryeministrit Bislimi, ku ky i fundit tha se është dakorduar t’ia dorëzojë “arkivat e UÇK-së”. Lekaj në një shkrim në Facebook, tha se Kurti dhe profesorët e tij, duke aluduar në Besnik Bislimin, gjetën gjuhë të përbashkët me Serbinë jo për njohjen reciproke, e as për krimet e luftës, masakrat, drejtësinë për viktimat, por për UÇK-në. Lekaj tha po ashtu se për Kurtin, UÇK është baraz me arkivat e ushtrisë dhe policisë serbe, vrastare dhe kriminale, është baras me vuajtjet e një populli që u shtyp, u persekutua, u vra dhe u dhunua nga Millosheviqi dhe ata që i shërbyen atij.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Fried: Uashingtoni ka të drejtë të zemërohet me qeverinë-Kurti, pasi kjo është thyerja më e madhe në raportet e saj me Kosovën

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thotë se situata e krijuar në veri të …