Pal Lekaj: Rritja e pagës mesatare, pasojë e inflacionit – jo sukses i Qeverisë Kurti

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili së fundmi e cilësoi si “historike” rritjen e pagës mesatare në sektorin privat. Lekaj tha se kjo rritje nuk është rezultat i ndonjë politike ekonomike të Qeverisë Kurti, por një pasojë e drejtpërdrejtë e inflacionit që ka përkeqësuar fuqinë blerëse të qytetarëve. “Rritja e përmendur nga ministri është pasojë e inflacionit dhe jo e ndonjë mase të mirëfilltë qeveritare. Çmimet janë rritur, standardi i jetesës është përkeqësuar, dhe qytetarët e ndiejnë përditë këtë barrë,” tha Lekaj.  “Pagat mund të jenë rritur në letra, por realiteti është ndryshe. Fuqia blerëse ka rënë dhe qytetarët mezi ia dalin me shpenzimet mujore,” theksoi ai.  “Kjo nuk është rritje reale, por përpjekje për të maskuar një gjendje të vështirë ekonomike. Nuk ka masa për produktivitet, nuk ka reforma për rritje të të ardhurave reale,” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …