Palestina: Nëse Kosova kërkon vend midis shteteve të pavarura, ajo duhet t’i përmbahet legjitimitetit e ligjit ndërkombëta

Palestina: Nëse Kosova kërkon vend midis shteteve të pavarura, ajo duhet t’i përmbahet legjitimitetit e ligjit ndërkombëtar

Palestina ka reaguar kundër Kosovës lidhur me zyrtarizimit e njohjes reciproke Kosovë-Izrael dhe vendimit për vendosjen e ambasadës në Jerusalem. Në një deklaratë të paraqitur nga ambasada e Palestinës në Serbi, thuhet se Kosova, e cila “po përpiqet të gjejë një vend midis shteteve të pavarura, është pritur t’i përmbahet fjalë për fjalë legjitimitetit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar. Me marrëveshjen e nënshkruar, për vendosjen e ambasadës në Jerusalem Kosova i tregon shtetit palestinez, shteteve arabe, shteteve islamike, vendeve jo-drejtuese dhe anëtare të Bashkimit Afrikan dhe grupeve të tjera rajonale në botë,  që ajo injoron dhe shkel në mënyrë të qartë dhe të hapur ligjin ndërkombëtar, ligjshmërinë ndërkombëtare dhe rezolutat, që ndërlikon pozicionin e çdo shteti ta konsiderojë njohjen e Kosovës si shtet, thuhet në reagimin e ambasadës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …