Pallati Elysee njofton se presidentët Makro e Putin janë pajtuar për marrjen e masave për qetësimin e situatës

Pallati Elysee njofton se gjatë bisedës telefonike, presidenti I Francës, Emanuel Maktron dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin janë pajtuar që të ndërmerren masa të cilat ndikojnë në ndalimin e përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainën lindore. Gjithashtu njoftohet se presidentët Makro e Putin janë pajtuar që të rifillojnë punën në kuadër të formatit të Normandisë, i cili përbëhet nga lidershipi francez, gjerman, rus dhe ukrainas. Tani pritet që të realizohet një takim i grupit të kontaktit trepalësh do të mbahej në orët e ardhshme me qëllim që të merret një angazhim nga të gjitha palët e interesuara për armëpushim në linjën e kontaktit. Në ditët në vijim pritet të realizohet një takim mes ministrave të punëve të jashtme  të Francës dhe Rusisë, respektivisht, kryediplomatëve të të dyja shteteveve, Jean-Yves Le Drian dhe Sergey Lavrov.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …