leoni

Matthew Palmer: Qëllimi përfundimtar i Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Palmer: Duhet të gjendet një zgjidhje që Kosova dhe Serbia të rikthehen në bisedime

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka deklaruar se duhet të gjendet një zgjidhje që Kosova dhe Serbia të rikthehen në bisedime. “Kjo është në interesin e tyre, por edhe të tërë rajonit, të BE-së dhe të SHBA-së. Ne inkurajojmë autoritetet në Prishtinë që të bëjnë atë që duhet për të vazhduar dialogun, sikurse që bisedojmë edhe me autoritetet në Beograd për parametrat e marrëveshjes. Taksat që i ka vendosur Kosova ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, duhet të hiqen në mënyrë që dialogu të vazhdojë. Gjithçka varet se sa janë të gatshme palët që të vazhdojnë këtë rrugë – së pari të kthehen në dialog, e më pas të arrijnë marrëveshjen, ka deklaruar zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer. Ai ka theksuar më tutje se nuk është i mendimit se duhet një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit midis dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj nga Cyrihu – “Presim që të na bashkohen njerëz të nacionaliteteve të tjera”

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka dhënë sot nga …