Pandeli Majko

Pandeli Majko ka reaguar pas një deklarate të Ministrit rus, Sergei Lavrov lidhur me gjoja dërgimin e mercenarëve në Donabas

Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar pas një deklarate të Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinë e Ukrainës e ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.  Majko e ka quajtur të paprecedentë deklaratën e Lavrov në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve ruse, “Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime. Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën,” ka shkruar Majko. Sipas ministrit rus Lavrov ka informacione se militantë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina po rekrutohen për të çorientuar Rusinë, që përfshin dërgimin e tyre në Donbass.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …