Pandeli Majko

Pandeli Majko: Kosova duhet që sa më parë të gjejë një zgjidhje për çështjen e kufirit me Malin e Zi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, në ditën e dytë të Konferencës së Ambasadorëve në Prishtinë ka deklaruar se Kosova dhe Mali i Zi duhet të jenë dy aleatë të natyrshëm rajonalë. Prishtina është në kohë që të jetë bartëse e një diplomacie aktive që nxit marrëdhënien me Malin e Zi, ka thënë Majko duke shtuar ajo duhet të gjejë një zgjidhje për çështjen e kufirit me këtë shtet, i cili shumë  shpejt ka për t’u bërë vend anëtar i NATO-s. Me zgjidhjen e çështjes së kufirit Kosova dhe Mali i Zi do të jenë dy aleatë të natyrshëm rajonalë në të cilin Shqipëria dhe Kroacia do të garantonin një strukturë të fortë paqeje nën ombrellën e NATO-s”, ka saktësuar Pandeli Majko.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …