Pandeli Majko

Pandeli Majko: Ushtria Ruse po sulmon edhe rajonet shqipfolëse afër qytetit e Odesës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka bërë të ditur se  Ushtria Ruse po sulmon edhe  rajonet me shqiptarë  afër qytetit e Odesës, popullatën e  njohur si “shqiptarët e Ukrainës”. Në një njoftim në adresë të tij. Pandeli  Majko ka thënë se mjafton një kërkim në Google për fjalët “Arnaut, Odesa” dhe secili do të kuptoj se po sulmohet një pjesë e historisë së shqiptarëve në Ukrainë.  Është Ukraina që flet shqip! Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave, ka shtuar Majko. Sipas të dhënave zyrtare në Ukrainë jetojnë rreth 5,000 shqiptarë të larguan nga zona e Korçës,  pas pushtimit turk. Ata për 200 vjet jetuan në Bullgari. Më pas një pjesë u zhvendosën në Ukrainë dhe kanë 300 vjet që jetojnë aty.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …