Papa Françesku ka bërë thirrje për ndaljen e luftës dhe masakrave në Ukrainë. Gjatë fjalimit të sotëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku theksoi se bombardimi i spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile janë barbare dhe nuk kanë asnjë arsye të vlefshme strategjike që ta justifikojë këtë veprim. “Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet. Në emër të Zotit, ju kërkoj ndaloni këtë masakër” theksoi Papa Françesku. Ai tha gjithashtu se ukrainasit po masakrohen dhe bëri thirrje që pushtimi rus të ndalet dhe bërë thirrje për ndalimin e luftës dhe mbizotërimin e paqes në Ukrainë dhe në të gjithë botën.
Kontrolloni gjithashtu
Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
