Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitare

Papa Françesku ka tërhequr vërejtjen se Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitare. Ai i ka bërë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të bisedojnë dhe ta kthejnë paqen në këtë rajon. “E kam ndjekur situatën dramatike të zhvendosjes së njerëzve nga Nagorno-Karabaku në ditët e fundit dhe e përsëris thirrjen time për bisedime mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke shpresuar se bisedimet mes palëve do ta sjellin një marrëveshje afatgjate, e cila do t’i japë fund krizës humanitare” theksoi mes tjerash, Papa Françesku. Operacioni ushtarak i Azerbajxhanit për ta rimarr kontrollin në Nagorno Karabak, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka shkaktuar mbi 100 mijë refugjatë që kanë arritur në Armeni.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …