Pa viza

Parlamenti Evropian kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën por disa nga vendet anëtare nuk kanë vullnet

Parlamenti Evropian, përmes një raporti të votuar në Komisionin e Politikës së Jashtme të prezantuar nga deputeti kroat Tonino Piculla, ka kërkuar edhe një herë që të miratohet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe kjo të bëhet pa vonesa. Por kjo thirrje e Parlamentit Evropian nuk është diçka e re. Është përsëritje e qëndrimit që ky institucion i BE-së e ka tash e disa vjet. Por problemi me liberalizimin e vizave qëndron tek mungesa e vullnetit nga disa shtete të rëndësishme anëtare të BE-së në Këshill. Ndonëse vendimi mund të merret nga Këshilli me shumicë të kualifikuar votash të vendeve anëtare, pasi Franca dhe Holanda janë kundër, dhe disa shtete hezitojnë, një vendim i tillë nuk është fare në rend dite.

Kontrolloni gjithashtu

Bram Vreugdenhil

OVL-UÇK kundër Gjykatës Speciale: Po cenon procesin e drejtë dhe barazinë e palëve

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykata Speciale, duke …