leoni

Kuvendi i Katalunjës

Parlamenti i Katalunjës ka miratuar ligjin lidhur me mbajtjen e Referendumit për shkëputje nga Spanja, më 1 tetor 2017

Parlamenti i Katalunjës ka miratuar një ligj, i cili edhe zyrtarisht ka shpallur se me 1 tetor 2017 në territorin e këtij rajoni, aktualisht nën Spanjë,  të mbahet Referendun popullor për pavarësi. Qeveria e Spanjës, në Madrid, ka rikonfirmura se një Referndum i tillë është i kundërligjshëm dhe ka paralajmëruar se do ta pengojë mbajtjen e tij. Shumica e deputetëve të Kuvendit rajonal, që e  përbëjnë partitë, të cilat mbështesin shkëputjen nga Spanja kanë votuar pro Referendumit, me qëllim të ndërtimit të shtetit të pavarur të Katalonisë. Ligji është miratuar me shumicën e 72 deputetëve, që kanë votuar Referendumin ndërsa 11 të tjerë kanë abstenuar ka bërë të ditur agjencia AFP.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në …