Behxhet Pacolli

Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli, ka hequr dorë nga Ministria e Bujqësisë, të cilën do ta udhëheqë Lista Serbe

Pas bisedave  mes koalicionit PAN-AKR  dhe Listës Serbe, të tria palët kanë arritur një marrëveshje për themelimin e institucioneve. Me këtë rast, ata i kanë dërguar edhe shkresë zyrtare kryesuesit të Kuvendit, për të thirrur seancën, duke e siguruar atë që kanë krijuar shumicën e nevojshme. Mikullovci ka konfirmuar mbajtjen e seancës për sot në orën 11:00. Ndërkohë është bërë e ditur se kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë një kompromis duke hequr dorë nga Ministria e Bujqësisë, të cilën do ta udhëheqë Lista Serbe, që ka qenë  edhe kushti i tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …