Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, ka deklaruar nënkryetari, Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për  dialogun  me Serbinë, ka deklaruar  nënkryetari, Enver Hoxhaj. Nëse PDK-ja vjen në qeveri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të rikthejë nevojën për marrëveshje finale Kosovë-Serbi me njohjen reciproke në qendër. Ai në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë PDK-ja do të hartojë platformën e re në dialog me një strukturë gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike si dhe shoqërinë civile.  Ne mendojmë se gjatë vitit 2026 mund të krijohet një situatë e favorshme për të arritur një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk shohim që të zbatojmë diçka pa e pasur njohjen e ndërsjellë në tavolinë. Enver Hoxhaj beson se PDK-ja “do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit, por e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me Vetëvendosje. Nuk ka dyshim se do të ndodh ndryshimi politik dhe ndryshimit politik do t’i prijë PDK-ja. Temat që i kemi në tavolinë nuk mund t’i mbyllë vetëm një subjekt politik prandaj mendojmë se i takon opozitës të udhëheqë rotacionin politik, pa Vetëvendosjen.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese

Një qasje të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, …