Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, për Menaxhim e Resurse, Richard Verma, viziton Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, ka nisur një turne diplomatike në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi nga 7 deri më 11 janar. Në Kosovë, Verma do të trajtojë çështje kyçe, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut në BE-ja, forcimin e qeverisjes,  sundimit të ligjit,  promovimin e zhvillimit ekonomik dhe sigurisë energjetike për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, ai pritet të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe ndihmën për refugjatët afganë. Në Shqipëri, Verma do të diskutojë përparimin demokratik, forcimin e aftësive mbrojtëse dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara. Ai do të shprehë mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë ndaj aleatëve afganë. Vizita e tij në Serbi do të përqendrohet në mbështetjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe riafirmimin e përkushtimit amerikan për integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …