Naim Qelaj

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, pasi ai  ka refuzuar ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese ankesën  e ish-kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka. Kjo parti ka bërë me dije se ky institucion ka dalë hapur në krah të pushtetit. Ndërsa njohësit e çështjeve juridike dhe politike kanë vlerësuar se Avokati i Popullit duhet ta dërgojë ankesën e Dakës në Kushtetuese. Sipas tyre, mos dërgimi i kësaj ankese në Gjykatën Kushtetuese mund të interpretohet si interpretim i Kushtetutës nga Avokati i Populli. Vendimi i Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, për të mos e dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankesën e ish-kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  Valdete Daka, kundër vendimit të presidentes Vjosa Osmani për ndërprerjen e mandatit të saj si kryesuese e këtij komisioni, ka nxitur shumë kritika ndaj këtij institucioni. Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendimi i Avokatit të Popullit për ta refuzuar ankesën e ish-kryetares së KQZ-së është i turpshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …