Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka mbështetur propozimin për miratimin e Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026. Lajmin e bëri të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i cili theksoi se dokumenti përbëhet nga mbi 700 faqe dhe kërkon kohë për shqyrtim të detajuar. Sipas tij, PDK ka treguar gatishmëri që shteti të mos bllokohet, duke mbështetur vazhdimin e ndarjeve buxhetore për muajin mars, por nuk mund të pranojë miratimin e buxhetit pa analizë të plotë. “PDK nuk e mbështet. Dje kemi argumentuar vullnetin dhe gatishmërinë që shteti të mos bllokohet. Nevojitet afat minimal tre ditë që deputetët ta shqyrtojnë materialin”, deklaroi Tahiri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
