Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se regjistrimi për votim përmes postës mund të bëhet deri më 18 gush

Partia Ekologjike: Rezultatet e koalicioneve të mëdha, qesharake

Partia Ekologjike e Kosovës vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, qartazi treguan se qytetari ka filluar të vetëdijesohet në aspektin politik. Sipas kësaj partie, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve, del se qytetari ka filluar ta vlerësoj fushatën e drejtë dhe të sinqertë të përfaqësuesve të partive politike, se qytetarëve nuk mund ti shiten premtimet e kota, se qytetari kërkon zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kërkon ulje të papunësisë, zgjidhjen e çështjeve sociale, kërkon çrrënjosje të korrupsionit dhe krimit të organizuar, kërkon shëndetësi të mirëfilltë dhe ruajtje të mjedisit dhe ekologjisë në vend, të cilat premtime, asnjë qeveri e gjertanishme, nuk ka arrit ti plotësojë.  Partia Ekologjike ka theksuar se përqindja e daljes në zgjedhje është tejet qesharake, por më qesharake del përqindja e e rezultateve të koalicioneve të mëdha, qoftë njëra apo tjetra. “Kështu del kur zgjedhjet mbahen pa arsye dhe për inate të njërit apo subjektit tjetër politik.   Andaj, keni kujdes për të ardhmen se kjo shuplakë mund të përsëritet edhe në raste të tjera”, thuhet në reagimin e Partisë Ekologjike.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …