Partia FJALA

Partia FJALA: Dolën qartë në sipërfaqe metodat e dhunës që ekzistojnë brenda Vetëvendosjes

Partia FJALA konsideron se sulmi i deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqit ndaj deputetit të NISMËS, Milaim Zeka tregon qartë metodat e dhunës që ekzistojnë brenda Vetëvendosjes Ky sulm duhet të japë alarmin shtetëror dhe të ngritë masat e parandaluese për të ardhmen. Ngase nga ajo që kemi parë deri më tani duke filluar nga  dhuna në rrugë, dhunimi i policëve, sulmet ndaj  instiucioneve shtetërore, dëmtimi i pronës publike dhe rrahja në debat televiziv, tregon qartë se kjo lëvizje është e gatshme të përdorë çdo formë të dhunës vetëm e vetëm për të arritur në pushtet. Institucionet tona të drejtësisë dhe sigurisë duhet të jenë më aktive dhe më efikase në parandalimin e sulmeve të tilla që mund të sjellin edhe viktima në të ardhmen, thuhet në një reagim të partisë Fjala.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …