Ferid Agani

Partia Nisma për Familjen, propozon pushim të lehonisë prej dy vitesh në programin e fushatës zgjedhore

Ferid Agani nga “Nisma për Familjen” ka njoftuar se koalicioni AKR-PD – Nisma Qytetare është duke punuar në përgatitjen e programit të fushatës zgjedhore. Agani theksoi se një nga pikat kryesore të programit do të jetë pushimi i lehonisë, ku gratë do të kenë mundësinë të përfitojnë dy vjet pushim. Kjo nismë është pjesë e një programi ekonomik modern me koncepte liberale, duke u fokusuar në mbështetje për familjen si qendër të zhvillimit social. Ai shtoi se programi do të përfshijë masa specifike për të mbështetur familjet, si punësimin e grave dhe avancimin e politikave sociale për kujdesin ndaj fëmijëve. Jemi duke elaboruar një program ekonomik modern, me koncepte liberale. Por, një ekonomi e hapur sociale, ku familja është në esencë, tha Agani, duke theksuar rëndësinë e kësaj politike për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …