Partia Socialiste e Shqipërisë e ka hapur fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit

Larg takimeve të zhurmshme dhe mitingjeve me pjesëmarrje masive, Partia Socialiste e ka çelur ndryshe fushatën zgjedhore për vendoret e 14 majit. Në përmbyllje të takimit të Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri, Edi Rama iu drejtua sheshit “Skënderbej”, i shoqëruar nga 61 kandidatët për kryebashkiakë dhe deputetët e grupit parlamentar, ku publikoi edhe sloganin që do shoqërojë fushatën “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”. Në fjalën e mbajtur, kryeministri Rama u ndal tek arritjet gjatë qeverisjes socialiste në këto 10 vjet dhe ambiciet për të ardhmen, ku sfidë sipas tij mbetet rritja e të ardhurave për frymë. “Rritja historike e pagave është fryt i mundimit të gjithë atyre që na kanë ndjekur. Është mundi shpërblyes i një kapitulli shpërblyes që do e shkruajmë së bashku. Në këto vite thuajse i kemi dyfishuar të ardhurat për frymë, nga 3 mijë e 300 që e kemi gjetur 6 mijë e 400 euro ndërsa deri në 2 mijë 30 të shkojnë në 10 mijë euro për frymë. Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk kurseu as sulmet ndaj opozitës dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë dallimin mes bashkive që kanë drejtuar socialistët me ato që kanë drejtuar të djathtët. Për kreun e qeverisë, Partia Socialiste është ardhmja, ndërsa Ilir Meta dhe Sali Berisha janë e shkuara që duan të marrin peng Bashkitë për t’u mbrojtur nga drejtësia.  Rama ka dërguar një mesazh për SPAK që të godasë dyshen opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqëria civile proteston sërish para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”

Pjesëtarë të shoqërisë civile janë rikthyer sërish para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër …