Ministrja, Olta Xhaçka i shprehu mirënjohje diplomatit, Gabriel Escobar lidhur me mbështetjen që Amerika i ka dhënë Shqipërisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-së dhe njëkohësisht i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar “për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor”. Dy zyrtarët vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, teksa në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …