Partia Socialiste, kërkon masë disiplinore për disa deputetë të opozitës që po shkaktojnë kaos në Kuvendin e Shqipërisë

Partia Socialiste e Shqipërisë, kërkon masë disiplinore për disa deputetë të opozitës që shkaktuan kaos në Kuvend gjatë seancës parlamentare të ditës së djeshme ku u miratua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, që i hap rrugë arrestimit të tij. Deputetët e opozitës u përplasën me gardën e Republikës, grumbulluan karriget në Kuvend dhe hodhën tymuese gjatë momentit që po PS votonte për autorizimin e arrestimit të Berishës. Shumica parlamentare kërkon përjashtimin e disa deputetëve të opozitës, ndërsa kërkesën do e dërgojë në Sekretariatin e Etikës. Sipas ndryshimeve të reja në rregulloren e Kuvendit, ligjvënësit rrezikojnë deri ne 60 ditë përjashtim nga Parlamenti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …