Vetëvendosje

Partitë e quajtura Guxo dhe Alternativa, kërkojnë koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje

Dy ditë para përfundimit së afatit ligjor për koalicione parazgjedhore, partitë e quajtura  Guxo dhe Alternativa kërkojnë koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Partnerët aktual politikë që janë në pushtet se kanë definuar mënyrën e bashkëpunimit në zgjedhjet e fillimit vitit të ardhshëm. Kërkesës për koalicion parazgjedhor ende nuk u është përgjigjur Lëvizja Vetëvendosje, përkundër dy takimeve të kryetarit, Albin Kurti me kryetaren e Guxo, Donika Gërvalla dhe atë të Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në Vetëvendosje  nuk u janë përgjigjur as pyetjeve të medieve se a do të ketë koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa apo të njëjtat do të përfshihen vetëm në listën zgjedhore në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sikurse në zgjedhjet e vitit 2021. Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se janë të interesuar që të ketë koalicion zyrtar parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas saj, në dy palë zgjedhjet e kaluara Alternativa ka qenë pjesë e listës dhe se tani është momenti që në bazë të peshës politike të ketë koalicion parazgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …