​Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë si shkak i mosekzekutimit të pagave për muajin qershor

Kompania publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për dy njësi të saj për shkak të grevës së minatorëve

Kompania publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për dy njësi të saj për shkak siç thuhet të grevës së minatorëve. Menaxhmenti i Trepçës, kanë marrë vendim që t’i pezullojnë përkohësisht pushimet vjetore të paraparë për tre muajt e ardhshëm, bëjnë të ditur burime të KosovaPress. Mësohet se arsyetimi për këto vendime ka qenë mungesa e prodhimit për afër një muaj e dhjetë ditë në këto njësi, ku siç mësohet, ka pasur humbje të mëdha në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit. Deri në momentin e publikimit të lajmit, menaxhmenti i Trepçës nuk ka konfirmuar këtë vendim për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …