Brickos

George Ivanov

Partitë shqiptare në Maqedoni e kundërshtojnë kryetarin Ivanov i cili po bën deklarata nxitëse

Deklarata e Ivanovit për të përditshmen austriake “VinerCajtung” sipas partive shqiptare në Maqedoni është nxitëse dhe nuk kontribuon aspak përmirësimit të marrëdhëniet ndëretnike. Bujar Osmani nga BDI e përgënjeshtroi atë dhe tha se është shpifje e kreut të vendit i cili është në mbrojtje të partisë së Gruevskit. “Fillimisht i hedhim poshtë këto pretendime, këto janë shpifje. Asnjë faktor nga jashtë nuk ka ndikuar në vendimin e BDI-së, ky vendim ka qenë konsensual dhe i brendshëm i BDI-së, në momentin kur kemi konstatuar se koalicioni me VMRO-në nuk i plotëson pritshmërinë tonë për një koalicion në këtë konstalacion. Ashtu që edhe njëherë do ti hedh poshtë këto shpifje që përdoren në luftën ditore politike edhe nga Ivanovi. Ne mendojmë se partitë politike duhet të reflektojnë, të mbahen në marrëveshjen e nënshkruar në Shkup, të ashtuquajturës të Përzhinos, të respektohet dhe të dalim nga kriza sa më shpejtë në interes të qytetarëve”, deklaroi Bujar Osmani. Edhe nga Lëvizja Besa vlerëson se kjo deklaratë nuk reflekton pozitivisht në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve. “Për fat të keq Ivanovi nuk e luan rolin e tij si kryetar i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, por akoma e luan rolin si një militant i VMRO – DPMNE-së. Një moment i rëndësishëm ishte edhe deklarimi i tij për prishjen e koalicionit VMRO – BDI. Ai e shprehu një të vërtetë të gjithë ne e kemi ditur por askush nuk e ka shprehur në mënyrë eksplicite. Ai tha se ata veç ishin marrë vesh për të bashkëpunuar për një qeveri të ardhshme, dhe se ka ndodhur një telefonatë që ka prishur këtë bashkëpunim. Kjo me fjalor tjetër i bie të themi se ata akoma e vazhdojnë lidhjen e tyre dashurore dhe mund të presim një telefonatë tjetër e cila mund ti bashkojë ata përsëri”, është shprehur Zeqirija Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …