Pas dyshimeve për varrezë masive nesër në parkingun e Fakultetit të Arteve në Prishtinë fillojnë gërmimet

Pas dyshimeve për varrezë masive nesër në parkingun e Fakultetit të Arteve në Prishtinë fillojnë gërmimet

Për shkak të dyshimeve për varrezë masive, sot në parkingun e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, kanë filluar të bëhet përgatitja e terrenit, ndërsa, nesër do të bëhen gërmime. Se sot nuk do të ketë gërmime e ka konfirmuar Kushtrim Gara, nga komisioni qeveritar për persona të pagjetur, i cili ka thënë se sot po bëhet vetëm përgatitja e terrenit, ndërsa, nesër qysh në orën 9:00, do të fillojnë gërmimet. Kujtojmë se në kampusin e Universitetit të Prishtinës edhe më herët janë bërë gërmime në tri lokacione të ndryshme, por që nuk ishte gjetur asgjë./Kp/

Kontrolloni gjithashtu

Dega e AAK-së në Shtime: Mbyllja e Kuvendit është praktikë e kohës së represionit serb

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Shtime ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të …