leoni

Në Institutin Albanologjik përurohet vepra “Të burgosurit shqiptarë në Jugosllavi (1989)”

Në Institutin Albanologjik përurohet u vepra: “Të burgosurit shqiptarë në Jugosllavi (1989)”

Instituti Albanologjik dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës bënë përurimin e veprës, “Të burgosurit shqiptarë në Jugosllavi, në vitin 1989” – Sipas dokumenteve sekrete të Ministrisë Federative të Drejtësisë dhe Administratës”, të autorëve Sadik Mehmeti dhe Hysen Matoshi Përurimi u bë në sallën e Institutit Albanologjik. Në këtë  vepër voluminoze bëhet fjalë për 277 të burgosur të dënuar në ish Jugosllavi në vitin 1989.

Profesoresha Sabile Keçmezi Basha tha se të burgosurit politikë nga viti 1945 tek të gjitha dokumentet më ka rastisur të shfletoj kam parë urrejtjen ndaj tyre. Botimi i sotëm nga 768 faqe trajton një periudhë shumë të dhembshme për kombin tonë. Burgosja e këtyre atdhetarëve u bë nga sistemi Jugosllav. Të dhënat janë paraqitur nga ministritë popullore të kohës. Autorët përmes këtij libri i ngrenë përmendore të gjithë të burgosurve shqiptare. Për 245 shqiptare të asaj kohe u shqiptuan 2000 vjet burg. Një literaturë e tillë ka munguar deri tani.

Redaktori, Memli Krasniqi, tregoi se këto tre dokumente janë marrë nga shërbimet sekrete të ish RFSJ.

Veprimtari i mirënjohur i Çështje Kombëtare, Hydajet Hyseni, në vështrimin evidentoi shumë fakte nga jeta e shumë të burgosurve politik. Ky raport ishte i porositur për ta minimizuar numrin e të burgosurve dhe dhunën e zbatuar ndaj tyre. Por nuk mund të fshihej fakti se ishin mijëra të burgosur politikë shqiptarë, ky fakt është i pranishëm edhe në një dokument të CIA-s. Më tutje ai parafrazoi një citat të Adem Demaçit, “që pa paqe ndaj shqiptarëve nuk do të ketë qetësi në Jugosllavi”.

Drejtori i institutit Albanologjik, Hysen Matoshi falënderoi recensentët dhe gjithë ata që ndihmuan në daljen e këtij libri. Autori përshkroi jetën dhe dhunën politike që ishte ushtruar ndaj të burgosurve politikë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …