Pas katër orë përpjekjesh të dhunshme për ta marrë jashtëligjshëm selinë e PD-së, në Tiranë, Berisha u detyrua ta mbyll protestën

Pas katër orë përpjekjesh të dhunshme për ta marrë jashtëligjshëm selinë e PD-së në Tiranë,  Sali Berisha  u detyrua ta mbylli protestën e dhunshme para PD-së pas më shumë se 3 orësh. Por ai paralajmëroi protesta e sotme nuk është fundi pasi do të rikthehet  në një formë edhe më të dhunshme. “Kjo protestë ju faktoi shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit të sotëm. U faktoi në mënyrë përfunditmare se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe bashkë me të me mban me dhunë dhe terror selinë e PD-së. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite. Sot ne do shpërndahemi. Sepse janë vërsulur si bisha për të mbushur komisariatet. Do njoftojmë shumë shpejt betejën tjetër të cilat nuk ndalet kurrë deri në fitore të plotë. Ju ftoj ta mbyllim këtë protestë këtu për ta vazhduar në mënyrën më absolute me forma edhe më të fuqishme se sa kjo sot”, tha Sali Berisha i zemëruar dhe i zhgënjyer për rezultatin e protestës së sotme.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …