Shaip Kamberi

Pas një ankese për manipulim KRZ-ja në Serbi ka vendosur të pranojë ankesën e Shaip Kamberit për rivotim në Tërnoc

Shtabi Zgjedhor i Koalicionit të Shqiptarëve të Kosovës Lindore pas ankesës së ushtruar për shkak të manipulimit dhe parregullsive në disa qendra të votimit, nga Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc kishte marrë vendimin negativ për anulimim e zgjedhjeve në dy vendvotime brenda kësaj komune. Pas këtij vendimi ky shtab kishte bërë ankesë në Komisionin Republikan Zgjedhor, dhe afati i përgjigjes pritej të miratohej brenda 72 orëve. Pas kësaj ankese KRZ-ja ka vendosur të pranoi ankesën e Shaip Kamberit dhe të ketë rivotim në Tërnoc. Me këtë rivotim gjasat që shqiptarët të fitojnë një ulëse në parlamentin e Serbisë janë të mëdhaja, sepse Shaip Kamberit i nevoiten vetëm edhe 300 vota, çka nënkupton se është shumë e mundur të arrihet kjo votë, nese shqiptarët i përgjigje votimit. “Gjykata Administrative në Nish aprovon kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve  për rivotim në vendvotimin numër 6. në Tërnoc.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: FSK është në një fazë tjetër

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës ka …