Brickos

Pas një atentati ka ndërruar jetë në Spitalin e Tetovës, kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi

Pas një atentati ka ndërruar jetë në Spitalin e Tetovës, kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Tetovës kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi. Ai sot para dite është goditur me gjashtë plumba të revoles. Tani për tani nuk dihen arsyet por nga dega e Bogovinës së BDI-së, konfirmojnë ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot. Atentatori më pas ka bërë përpjekje  të vetëvritet por ka shpëtuar dhe ndodhet në spital. Në një njoftim për medie të BDI-së për këtë rast tragjik thuhet se Tetova me rrethinë  është tronditur sot thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të familjes sonë dhe Kryetarit të Komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi gjatë kryerjes së punës së tij zyrtare në shërbim të qytetarëve. Zemrat  dhe mendjet tona në këto momente të rënda  janë me familjarët dhe dashamirët e Hazbi Idrizit. Ftojmë institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje makabre e cila nuk  ka qenë paprovokuar në asnjë mënyrë, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …