Pas renovimit të jashtëm, vitin e ardhshëm niset renovimi tërësor i Palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj

Në përurimin e renovimit të jashtëm të Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili, përfaqësuesit nga Banka Botërore Massimiliano Paolucci dhe nga Zyra e BE-së, Alessandro Bianciardi, panë punimet e kryera nga huamarrja e Komunës së Ferizajt në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, projekt ky që i hap rrugë renovimit tërësor të Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, vitin e ardhshëm, duke e kthyer në një nga ndërtesat më funksionale, me kushtet më moderne, me kostot më të ulta të shpenzimeve, në dobi të sportit e komunitetit sportiv në Ferizaj.

May be an image of one or more people and clarinet

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …