leoni

Pas vendimit të fundit të  MTI-së inspektorët komunal të Rahovecit kanë dalë në terren për mbikëqyrjen e operatorëve ekonomik

Pas vendimit të fundit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që përkohësisht të ndalohet importi i vajit të palmës, gjithashtu, edhe importi i djathit dhe i produkteve të tjera me përmbajtje të vajit të palmës, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka ftuar inspektorët komunal që menjëherë të dalin në terren për mbikëqyrjen e operatorëve ekonomik të cilët tashmë janë të obliguar që të bëjnë ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore(vaj palme), prej atyre me origjinë shtazore.

Të nderuar bashkëqytetarë, konsumimi i produkteve që përmbajnë vaj palme çon në pasoja të mëdha për shëndetin, andaj kërkoj nga ju që t’i kushtoni më shumë vëmendje produkteve që çoni në shtëpi, është mirë të informoheni mbi dëmet e kultivimit intensiv. Më e mira për mjedisin dhe për shëndetin është që të zgjedhim produkte pa përmbajte vaji e sidomos palme. Po ashtu, ju bëj thirrje rrjetit të supermarketeve të tregojnë kujdes të shtuar rreth kësaj çështjeje, pasi që shëndeti, besimi dhe kënaqësia e konsumatorëve konsiderohet si obligim për një rrjet të marketeve! Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …