Pastrohen një deponi ilegale e mbeturinave në mes të fshatit Rastavicë dhe Prejlep

Në mes të fshatit Rastavicë dhe Prejlep të komunës së Deçanit ditë më parë ishte një deponi ilegale  e mbeturinave e cila ishte aq e madhe sa që kushte bllokuar edhe rrugën alternative që lidhë këto dy lokalitete. Mirëpo duke ju falënderuar kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj kjo deponi  përmes kompanisë “Higjiena” është larguar dhe tani mbetet në ndërgjegjen e secilit që të jenë të kujdesshëm duke marrë parasysh faktin se kompania çdo javë bënë grumbullimin e këtyre mbeturinave shpi për shpi, ndërsa edhe për mbetjet inerte ka siguruar një lokacion për hedhjen e tyre. Luten qytetarët e komunës së Deçanit që mbeturinat ti hedhin ne vendet e caktuara në mënyrë që te kemi një ambient të pastër për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …