Dega e PDK-së në Skenderaj ka reaguar pas ngjarjeve në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt

PDK-dega në Lipjan sot ka mbajtur një konferencë për shtyp, lidhur me zhvillimet aktuale në komunë

PDK-dega në Lipjan sot ka mbajtur një konferencë për shtyp, lidhur me zhvillimet aktuale në komunë, me theks të veçantë për zhvillimet në Kuvendin Komunal, pas kërkesës për votëbesim të kryesueses nga këshilltarët e PDK-së, AAK-së, dhe PSDK-së. Lulzim Rrustemi, nënkryetar i PDK-së, ka shpalosur para të pranishmëve ecurinë e tërë mbledhjes. Sipas tij kryetari i Lypjanit, Imri Ahmeti dhe kryesuesja e kuvendit, Vlora Limani-Hajnuni, kanë bërë shkelje të cilat janë në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje Lokale, sepse thërret mbledhje tjetër të rregullt pa proceduar mbledhjen e jashtëzakonshme. Ai po ashtu  përmendi faktin se edhe Ministria e Administratës Publike ka bërë shkelje, duke mos ju përgjigjur shkresës zyrtare të dërguar nga anëtarët e kuvendit të komunës, për 1/3, e numrit të përgjithshëm të anëtarëve, të cilët kanë të drejtë që konform nenit 44 të paragrafit 1 të Ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisje Lokale në fuqi të thërrasin mbledhjen e  jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal. Në shkresën drejtuar MAPL-së, është kërkuar që të respektohet ligji, ose ata do të ndjekin procedurat ligjore  edhe përmes gjykatave.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …