PDK-ja kërkon votimin e Ligjit për Specialen në orën 17:30

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka propozuar shmangien nga afatet e përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Tahiri, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, ka propozuar që amendamentet të mund t’i adresohen Komisionit Funksional për Legjislacion deri në orën 14:30, ndërsa Komisioni ta shqyrtojë projektligjin deri në orën 15:30.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar do të bëhet në seancën plenare sot, më 5 tetor 2026, në orën 17:30”, ka thënë ai. /EO

 

Kontrolloni gjithashtu

Haxhiu u bën thirrje protestuesve që ta ruajnë qetësinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje protestuesve para Kuvendit që të …