PDK-ja në Vushtrri fton organet kompetente për të parandaluar veprimet e kundërligjshme të Xhafer Tahirit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Vushtrri ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidatin e saj për kryetar, Xhafer Tahiri për një veprim të kundërligjshëm. Sipas PDK-së, LDK-ja ka angazhuar për vëzhgues kandidatin për kuvend komunal, Behar Duraku. “PDK-ja në Vushtrri reagon ashpër dhe denoncon publikisht tentimin e kryetarit në ikje (Xhafer Tahiri nga subjekti politik LDK), i cili paturpësisht edhe në ditën e zgjedhjeve angazhon kundërligjshëm kandidatin për kuvendin e komunës Behar Duraku, duke e pajisur me ‘bexh’ të falsifikuar në rolin e vëzhguesit në Qendrën e Votimit ‘2717 B’ në fshatin Stroc, duke bërë dy veprime të kundërligjshme: ‘bexhi’ i falsifikuar dhe angazhimi i tij në shkelje flagrante të nenit 36 të Ligjit për Zgjedhje”. “PDK-ja fton publikisht edhe organet kompetente për të parandaluar veprimet e tilla të kundërligjshme, të cilat kryetari në ikje nga paniku i humbjes, nuk po zgjedh mjet për ta cenuar mbarëvajtjen e procesit të lirë dhe demokratik të balotazhit”, është thënë në reagimin e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …