PDK kritikon grumbullimet e LDK-së në kuadër të fushatës zgjedhore në Besianë, të cilat janë në kundërshtim më ligjin

PDK kritikon grumbullimet e LDK-së në kuadër të fushatës zgjedhore në Besianë, të cilat janë në kundërshtim më ligjin

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar LDK-në, për grumbullimet që i bëri dje në Besianë, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore. Në këtë komunë kanë qëndruar edhe disa prej figurave kryesore të partive politike, përfshirë këtu edhe kryeministrin, Avdullah Hoti e liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Ajo që ka rënë në sy ishte se pak janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Kritika kanë pasur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. “A janë t’u ditë çka po dojnë e çka po bajnë”, ka shkruar Betim Gjoshi nga PDK-ja teksa ka publikuar një fotografi të tubimit të djeshëm dhe ligjin për pandeminë.

Kontrolloni gjithashtu

Hamza: Rambujeja ishte momenti kur Kosova zgjodhi anën e drejtë të historisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar sot 27-vjetorin e fillimit të …