PDK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” dhe nis mobilizimin për pjesëmarrje më 17 shkurt

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur mbështetjen për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë!”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili pritet të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një njoftimi për media, PDK ka bërë të ditur se ka nisur mobilizimin e strukturave të saj në të gjithë vendin për të siguruar pjesëmarrje sa më të gjerë në këtë aktivitet. Sipas deklaratës, marshimi paraqitet si thirrje për drejtësi të paanshme lidhur me proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Në reagim, PDK ka ritheksuar qëndrimin e saj për luftën e UÇK-së dhe ka kërkuar që proceset gjyqësore të zhvillohen pa ndikime politike. Partia u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në marsh në mënyrë paqësore dhe me respekt institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …