PDK nis fushatën për balotazhin e 9 nëntorit: “Dita e qytetarëve dhe e fitores”

Partia Demokratike e Kosovës, ka nisur zyrtarisht sot fushatën për balotazhin e 9 nëntorit, në të cilin garon në gjashtë komuna të vendit. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo fazë e re e fushatës shënon “rrugën drejt fitores së madhe të punës, besimit dhe përvojës”. Ai theksoi se 9 nëntori do të jetë “dita e qytetarëve, dita e vlerave dhe dita e fitores”, duke nënvizuar se komunat që drejtohen nga PDK “meritojnë më mirë”. Sipas tij, PDK-ja ka vendosur standarde të larta të qeverisjes lokale dhe do të vazhdojë të ofrojë shembuj të mirë të udhëheqjes komunale në të gjithë vendin. “Kandidatët tanë janë njerëz të ndershëm, të dëshmuar dhe me programe konkrete që adresojnë nevojat e qytetarëve. Ata kanë ekipe të forta dhe vizione të qarta për zhvillimin e komunave të tyre,” ka deklaruar Krasniqi. Në këtë balotazh, PDK garon me Shaqir Totajn në Prizren, Arian Tahirin në Mitrovicë, Ferit Idrizin në Vushtrri, Sabedin Vishin në Kaçanik, Sokol Bashotën në Klinë dhe Shaban Shabanin në Dragash. Krasniqi vlerësoi punën e deritanishme të kryetarëve të komunave të udhëhequra nga PDK, duke thënë se ata kanë arritur rezultate të prekshme edhe pa mbështetjen e nivelit qendror. “Edhe pa mbështetjen e qeverisë qendrore, kryetarët tanë kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Ata do të vazhdojnë të bëjnë edhe më shumë me një qeveri që i mbështet të gjithë, pa dallim, ashtu siç bën PDK-ja,” ka përfunduar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …