PDK refuzon pjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e konsideruar atë të paligjshme dhe politike. Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kjo seancë nuk ka të bëjë as me qytetarët, as me ligjet, por sipas saj, synon t’i shpëtojë fajit qeveria aktuale. “PDK nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme. Nuk do të bëhemi fasadë për mbulimin e dështimeve të të tjerëve,” tha Çitaku, duke shtuar se pushteti ka refuzuar për 10 muaj rresht të marrë vendime, të ndërtojë dialog dhe të formojë qeveri funksionale. Ajo theksoi se thirrjet e tilla përbëjnë “derë të hapur për kaos” dhe krijojnë precedentë të rrezikshëm për shtetin ligjor. Sipas saj, seanca e jashtëzakonshme për buxhetin është vetëm “skemë e radhës e Qeverisë në ikje” për të fshehur krizën e thellë politike dhe bllokimin institucional që ka mbajtur vendin peng për gjithë vitin 2025. Çitaku akuzoi gjithashtu Vetëvendosjen për zvarritje të proceseve kur bëhet fjalë për formimin e institucioneve dhe për nxitim të qëllimshëm kur synon shmangien e përgjegjësisë. “Kjo seancë është farsë, truk politik. Nuk është zgjidhje, është tentim për të mbuluar dështimin,” u shpreh ajo. Sipas PDK-së, Kosova ka humbur tërësisht vitin 2025 për shkak të bllokadës institucionale, ndërsa qytetarët ende presin qeveri të re, parlament funksional dhe stabilitet politik.

Kontrolloni gjithashtu

Wesley Clark rrëzon akuza dhe mbështet UÇK-në

Gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark, dëshmitari i fundit i mbrojtjes në Gjykatën Speciale, për …