PDK-së në Mitovicë i bashkohen 150 anëtarë të rinj

PDK-së në Mitovicë i bashkohen 150 anëtarë të rinj

Në tubimet elektorale të mbajtura në Bajgorë dhe Tunel të Parë në Komunën e Mitrovicës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar 150 anëtarë të rinj. Kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, u ka uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj. “Mbështetja juaj është energji e re për të gjithë ne. Është motivim për angazhim edhe më të madh që “Fillimi i Ri” të jetësohet ashtu siç është projektuar”, ka thënë ai. Kastrati ka prezantuar para të pranishmëve edhe kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së në Mitrovicë. Ai ka theksuar se ata janë njerëz që kanë ndarë sakrificat, por edhe sukseset me Mitrovicën.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …